Ftesë për aplikim: trajnim në ndërmarrësi për studente femra









Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me Organizaten Qeveritare 
Gjermane GIZ do te ofrojë trajnim për ndërmarrësi për studentet femra nga të 
gjitha institucionet e arsimit të lartë në Kosovë. Trajnimi i zhvilluar enkas për 
femrat do të përmbajë shtatë module të veqanta trajnimesh të hartuara nga 
ekspert të njohur të fushave përkatëse dhe do zgjasë përafërsisht 5 javë. 
Qëllimi I trajnimit është të pergatis ndërmarrëse të reja duke i pergatitur jo 
vetëm për themelimin e biznesit, por edhe për zhvillimin e biznesit. Me këtë 
ftesë i inkurajojmë të gjitha studentet e studimeve themelore dhe ato të 
studimeve master që zhvillohen në degën e Ekonomisë të aplikojnë. Kriteret 
për pranim janë suksesi i treguar gjatë studimeve dhe ideja e prezentuar për 
biznes nëpërmes një letër motivimi.
Ju lutem dërgoni CV-në në formatin EUROPASS dhe një letër motivim ku do të
prezentoni arsyen për aplikim dhe idenë që keni për të themeluar biznes në 
këtë adresë: holta.pacarada@oek-kcc.org. Data e fundit e aplikimit është 22 
mars 2013. Personat që do përzgjedhen do informohen ndërsa studentet që 
nuk pranohen do inkurajohen të aplikojnë në organizimet e ardhshme të këtij 
trajnimi.
Ju urojmë suksese!!!
OEK dhe GIZ
12 mars 2013